Mirlind Daku mesazh falënderimi Ballkanit dhe qytetit te Suharekës

19.06.2021

Mirlind Daku ish-sulmuesi i klubit FC Ballkani para kthimit te Osijek ka falënderuar klubin dhe qytetin e Suharekës për mikpritjen dhe mbështetjen e madhe që i është ofruar gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit. “Kam kaluar një vit e gjysmë shumë të mirë në Suharekë si pjesë e klubit fantastik FC Ballkani. Tani është […]

Mirlind Daku mesazh falënderimi Ballkanit dhe qytetit te Suharekës Foto: Ilustrim

Mirlind Daku ish-sulmuesi i klubit FC Ballkani para kthimit te Osijek ka falënderuar klubin dhe qytetin e Suharekës për mikpritjen dhe mbështetjen e madhe që i është ofruar gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit.

“Kam kaluar një vit e gjysmë shumë të mirë në Suharekë si pjesë e klubit fantastik FC Ballkani. Tani është koha për një aventurë të re, ku do të rikthehem te Osijek pasi huazimi më ka përfunduar.

Dua të ju falënderojë të gjithve për mikpritjen dhe mbështetjen e madhe që ma keni dhënë gjatë kësaj kohe. Faleminderit presidentit Arsim Kabashi, gjithë kryesisë, trajnerëve që kisha, bashkëlojtarëve dhe tifozëve Xhebrailat. Faleminderit dhe mirupafshim Suharekë” ka shkruar Daku.

Kujtojmë se Daku në fanellën e FC Ballkanit u vlerësua si gola shënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës gjatë sezoni 2020/2021.