Mirlind Daku: Përkundër vështirësive, 2020-ta ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për mua

31.12.2020

Futbollisti i FC Ballkanit, Mirlind Daku ka thënë se përkundër vëshitësive të vitit 2020, ky vit për të ka qenë i jashtëzakonshëm. Daku përmes një postimi në facebook ka thënë se viti 2019 nuk i ka shkuar siç ai e ka dëshiruar, por gjatë vitit 2020 ai e ka rigjetur formën më të mirë tek […]

Mirlind Daku: Përkundër vështirësive, 2020-ta ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për mua Foto: Ilustrim

Futbollisti i FC Ballkanit, Mirlind Daku ka thënë se përkundër vëshitësive të vitit 2020, ky vit për të ka qenë i jashtëzakonshëm.

Daku përmes një postimi në facebook ka thënë se viti 2019 nuk i ka shkuar siç ai e ka dëshiruar, por gjatë vitit 2020 ai e ka rigjetur formën më të mirë tek FC Ballkani.

“Përkundër vështirësive të mëdha që ka pasur ky vit për të gjithë, për mua ka qenë një vit i jashtëzakonshëm. Pasi viti 2019 nuk shkoi siç desha,në vitin 2020 kam rigjetur formën më të mirë te Ballkani ku falë punës së madhe kanë ardhur edhe rezultatet e mira me gola e asistime. Nuk do ta harrojë kurrë këtë vit, pasi ëndrra ime për të luajtur me Kombëtaren A është bërë realitet” ka shkruar Daku.

Ai duke shpresuar që viti 2021 të jetë një vit më i mirë se ky që po lëmë pas, ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtij viti, duke iu premtuar që do të punojë edhe më shumë.

“Shpresojë që 2021 të jetë vit edhe më i mirë, duke fituar trofe dhe të jem edhe më lart në karrierë. Faleminderit të gjithëve që më keni mbështetur fort gjatë këtij viti, do të vazhdoj të punoj që të ju bëjë krenar dhe të ju shpërblejë për besimin dhe mbështetjen që ma keni dhënë” ka shtuar ai.