Mirësevini kampionë, Shaqir Palushi pret në takim ekipin e Golden Eagle Ylli

16.04.2021

Të mërkurën Golden Eagle Ylli ka fituar Ligën Unike, duke mundur në finale Pejën 79:82 (27:19, 14:19, 22:28, 14:16) dhe është shpallur kampion i ligës unike Kosovë – Shqipëri. Ekipa fituese e Golden Eagle Ylli është pritur sot në vizitë nga kompania “Frutex” me pronar Shaqir Palushi. Të shoqëruar nga Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe […]

Mirësevini kampionë, Shaqir Palushi pret në takim ekipin e Golden Eagle Ylli Foto: Ilustrim

Të mërkurën Golden Eagle Ylli ka fituar Ligën Unike, duke mundur në finale Pejën 79:82 (27:19, 14:19, 22:28, 14:16) dhe është shpallur kampion i ligës unike Kosovë – Shqipëri.

Ekipa fituese e Golden Eagle Ylli është pritur sot në vizitë nga kompania “Frutex” me pronar Shaqir Palushi.

Të shoqëruar nga Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Suharekës, Beqir Berisha, klubi vendas ka vizituar prodhuesin e pijes energjike “Golden Eagle”.

“Mirësevini Kampionë” ishte mbishkrimi i një fotografie të përgatitur nga kompania “Frutex” që vazhdimisht shfaqej në sfond gjatë takimit.

Kujtojmë se ndeshja ishte mjaft interesante, ku ky ishte trofeu i parë në histori të klubit për Yllin.