Miqësorja Kosova – Malta, i besohet këtij gjyqtari

Miqësorja Kosova – Malta, i besohet këtij gjyqtari
Çlirim Gashi

04.06.2021 / Sport

Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjet e dytë miqësore për muajin qershor.

Pas fitores 4-1 ndaj San Marinos në “Fadil Vokrri”, Kosova sonte luan me Maltën.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin “Wörthersee” në Klangefurt të Austrisë.

Në këtë ndeshje drejtësinë do ta ndajnë katërshja e gjyqtarëve austriak.

Christopher Jaeger do të jetë gjyqtari kryesor, kurse ndihmësit e tij do të jenë Andreas Staudinger dhe Sara Telek.

RAPORTO