Ministri Çeku merr pjesë në finalen e turnirit “Sadik Ramadanaj” në Sopijë

07.07.2022

Nga viti 2016 turniri e merr emrin “Sadik Ramadanaj”, nga viti në vit turnir është rritur vazhdimisht si për nga pjesëmarrja e ekipeve ashtu edhe për nga shikueshmëria. Këtë vit kanë marrë pjesë 64 ekipe nga qytete të ndryshme të Kosovës. Ndërkaq, pas të gjitha ndeshjeve të zhvilluara në kuadër të turnirit “Sadik Ramadanaj”, sonte […]

Ministri Çeku merr pjesë në finalen e turnirit “Sadik Ramadanaj” në Sopijë Foto: Ilustrim

Nga viti 2016 turniri e merr emrin “Sadik Ramadanaj”, nga viti në vit turnir është rritur vazhdimisht si për nga pjesëmarrja e ekipeve ashtu edhe për nga shikueshmëria.

Këtë vit kanë marrë pjesë 64 ekipe nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Ndërkaq, pas të gjitha ndeshjeve të zhvilluara në kuadër të turnirit “Sadik Ramadanaj”, sonte luhet finalja e madhe e këtij turniri.

Po ashtu, në këtë finale të turnirit do të marrë pjesë eshe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.

Çeku ka konfirmuar pjesëmarrjen, por deri tani ende nuk ka ardhur.

Finalja luhet sonte me fillim prej orës 20:00 në fshatin Sopijë të Komunës së Suharekës.

Në këtë finale do të përballet Albert Mazrekaj ndaj Dori Pharm.