KB Trepça ka qenë mysafirë i klubit vendas KB Ylli në Suharekë ku rezultati final i ndeshjes pothuajse dihej që nga fillimi.
Kjo për faktin se nikoqiri i takimit, Golden Egale Ylli qysh në pjesën e parë të ndeshjes ishte në epërsi të madhe duke përmbyllur kështu me rezultat 41:27.
Edhe pjesa e dytë e ndeshjes ka qenë tejet dinamike dhe është shoqëruar me lëvizje të ndryshme në rezultat.
Mirēpo kjo nuk e ka dorëzuar Yllin që të rrëmbejë fitoren në këtë ndeshje. 16 pikë ka qenë diferenca në mes të Minatorëve dhe Yllit, e që ka përmbyllur ndeshjen me rezultat 77:61 në favor të Yllit.