Milot Rashica zgjedhet në formacionin e më të mirëve të javës në Evropë

12.03.2019

Përfaqësuesi i Kosovës, Milot Rashica kohëve të fundit është duke shkëlqyer me debutimet e tij me skuadrën gjermane, Werder Bremen në Bundesligë, ku arriti që të hyjë në mesin e më të mirëve të javës në Evropë. Ylli i Përfaqësueses së Kosovës shënoi dy gola në ndeshjen e fundit që Werder Bremen e fitoi ndaj […]

Foto: Ilustrim

Përfaqësuesi i Kosovës, Milot Rashica kohëve të fundit është duke shkëlqyer me debutimet e tij me skuadrën gjermane, Werder Bremen në Bundesligë, ku arriti që të hyjë në mesin e më të mirëve të javës në Evropë.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës shënoi dy gola në ndeshjen e fundit që Werder Bremen e fitoi ndaj Schalkes me rezulatin 4-2.

Dhe, gazeta e njohur italiane “Dello Sport” ka vlerësuar lartë Rashicën duke e zgjedhur në 11-shën më të mirë të javës në top ligat kryesore në Evropës.

Milot Rashica është në mesin e lojtarëve të njohur si Gerard Pique, Raheem Sterling e Thomas Muller.

Ndryshe, kjo formë e mirë e Milot Rashicës vjen në kohë të duhur para dy ndeshjeve që Përfaqësuesja e Kosovës i zhvillon ndaj Danimarkës dhe Bullgarisë më 21 dhe 25 mars.