Milot Rashica tregon arsyen e mungesës në ndeshjen kundër Maqedonisë

10.10.2020

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka treguar arsyen se përse ka munguar në ndeshjën kundë Maqedonisë. Rashica me një postim në facebook ka reaguar duke u sqaruar se përse kishte munguar në ndeshjën kundër Maqedonisë ku sipas tij kjo do të ishte ndeshja më e rëndësishme në jetën e tij. “Të gjithë e […]

Milot Rashica tregon arsyen e mungesës në ndeshjen kundër Maqedonisë Foto: Milot Rashica

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka treguar arsyen se përse ka munguar në ndeshjën kundë Maqedonisë.

Rashica me një postim në facebook ka reaguar duke u sqaruar se përse kishte munguar në ndeshjën kundër Maqedonisë ku sipas tij kjo do të ishte ndeshja më e rëndësishme në jetën e tij.

“Të gjithë e kemi ditur rëndësinë e ndeshjës kundër Maqedonisë së Veriut dhe deshira ka qenë shum e madhe që të jem bashk me grupin se dhe per mua personalisht do të ishte ndeshja më e rëndësishme deri tani ne jetën time” ka shkruar Rashica.

Milot Rashica tregon se në ndeshjën “Moldavi-Kosovë” ka pësuar lëndim ne gju, dhe se nuk ka stervitur as edhe nje her te vetme bashk me ekipin (Afer 5 javë) dhe ka munguar ne 4 ndeshjet e para zyrtare te sezonit te ri.

Gjithashtu, ai ka thënë se përveq dhimbjes ne gju arsye tjetër ka qenë mos pregatitja fizikee tij per çka edhe nuk ka mundur luaj në ndeshje me Maqedoninë.