Milot Rashica preferon kalimin te West Hami para Liverpoolit?

West Ham United shpreson të mposht Liverpoolin në garën për të nënshkruar me yllin e Werder Bremenit dhe Kosovës, Milot Rashica.

Sulmuesi i talentuar vushtrrias ka shkëlqyer viteve të fundit dhe po kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane.

Interesimi më i madh për Rashicën thuhet se vjen nga Liga Premier, ku e duan disa skuadra.

Sipas mediumit gjerman Der Spiegel, 23-vjeçari mund të preferonte një transferim te West Hami para Liverpoolit, transmeton Insporti

Kjo është për shkak se Liverpooli ka yje si Sadio Mane dhe Mohamed Salah që luajnë në pozicionin e tij, gjë që do të shkurtonte paraqitjet e tij.

Ai më mirë do të lëvizte diku ku mund të marrë rregullisht futbollin e skuadrës së parë.

Rashica ka 23 gola dhe 11 asistime në 64 ndeshjet me Werder Bremenin, ndërsa ai vlerësohet rreth 35 milionë euro. 

RAPORTO