Çlirim Gashi
11.05.2019, 17:28

Milot Rashica po shkëlqen dhuron një asistim të përkryer, Werder Bremen në epërsi

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, po vazhdon të jetë njëri ndër lojtarët kryesor te skuadra gjermane, Werder Bremen.

Në ndeshjen e sotme që Werderi po e luan në udhëtim te Hoffenheim, Milot Rashica ka dhuruar një asist të bukur për Johannes Eggestein, i cili shënoi në minutën 39-të.

Për sulmuesin 22 vjeçar nga Vushtrria, ishte ky asistimi i tij i katër gjatë këtij sezoni në Bundesligë, raporton Gazeta Metro.