04.10.2019, 13:59

Milot Rashica në radarin e ekipit të madh evropian

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica u rikthye fuqishëm nga lëndimi i tij, duke treguar sukses edhe në klubin aktual të tij, Werder Bremen.

Rashica në ndeshjen ndaj klubi gjerman, Borussia Dortmund, ai shënoi një supergol për vetëm 8 minuta lojë të zhvilluar.

Ky vit për Rashicën ishte pothuajse viti më me formë për të, pasi që ai gjatë tërë vitit aktual si me Werder Bremenin po ashtu edhe me kombëtaren e Kosovës shënoi gola të shumtë, po ashtu edhe asiste.

Sukseset e Milot Rashicës po vërehen edhe tek klubet e tjera të mëdhaja evropiane, skuadra gjermane, Borussia Dortmund menjëherë pas golit të shënuar ndaj tyre, ata shprehën interesim tek Rashica.

LEXO EDHE:  Jo vetëm Man United e Tottenham, edhe një skuadër angleze në garë për Vedat Muriqin

Edhe pse Werder Bremen i ka ofruar kontratë të re Rashicës, por ishte menaxheri i Rashicës, ku i stopoi ai kontratën e re, pasi ylli kosovar dëshiron të luaj në Ligën e Kampionëve.

Kjo gjë ka nënkuptuar se Rashica dëshiron largimin nga Bremeni për një skuadër më të madhe në Gjermani ose jashtë saj./Indeksonline/

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.