Milot Rashica në formacionin e javës në Bundesligë

Ylli kosovar, Milot Rashica është rikthyer nga lëndimi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në ndeshjen e kësaj fundjave, Rashica ishte titullar te skuadra gjermane, Werder Bremen në takimin ndaj Dortmund.

Vetëm 8 minuta i janë dashur anësorit kosovar që ta tregon prezencën e tij në fushë.

Milot Rashica shënoi një super gol falë një goditje të jashtëzakonshme brenda zonës.

E paraqitja e mirë e yllit kosovar ka bërë që të jetë në formacionin e javës në Bundesligë për xhiron e 6-të.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.