Çlirim Gashi
10.06.2019, 21:38

Milot Rashica me dedikim të veçantë për bashkëlojtarin e tij, pas golit të shënuar ndaj Bullgarisë

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur që të kaloi në epërsi në ndeshjen ndaj Bullgarisë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Goli u shënua nga sulmuesi në top formë i Kosovës, Milot Rashica. Sulmuesi vushtrrias realizoi në minutën e 14-të.

Milot Rashica këtë gol ia dedikoi bashkëlojtarit të tij, Arbër Zenelit, i cili për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Malit të Zi, nuk po mund të paraqitet në këtë ndeshje, transmeton GazetaMetro.

Rashica e mori fanellën e Zenelit dhe festoi më të, duke dëshmuar edhe njëherë atmosferën e mirë në grupin e “Dardanëve”.