Milot Rashica mbetet tek Werder Bremen

09.12.2019

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica do të mbetet në Bundesliga. Kështu bëri të ditur menaxheri i tij Altin Lala, në një intervistë për gazetën sportive gjermane “Kicker”. Lala tha se as që bëhet fjalë që Miloti të largohet nga Werder Bremen në janar. “Ai është lidhur me një transferim në Premierligë ku në […]

Milot Rashica mbetet tek Werder Bremen Foto: Ilustrim

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica do të mbetet në Bundesliga.

Kështu bëri të ditur menaxheri i tij Altin Lala, në një intervistë për gazetën sportive gjermane “Kicker”.

Lala tha se as që bëhet fjalë që Miloti të largohet nga Werder Bremen në janar.

“Ai është lidhur me një transferim në Premierligë ku në mesin e shumë ekipeve të interesuar, seriozisht është edhe Aston Villa, por Rashica përfundimisht “do të qëndrojë te Werder deri në fund të sezonit”, tha Lala.

Ish-futbollisti i kombëtares së Shqipërisë shtoi se ky afat nuk do të jetë shqetësim për lojtarin që ai e menaxhon.

“Afati kalimtar i dimrit nuk është dhe s’do të jetë shqetësim”, shtoi Lala.

Rashica ka luajtur 12 ndeshje për Werderin këtë sezon, ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar tre asistime. 23-vjeçari ka kontratë me klubin gjerman deri më 2022.