Milot Rashica i treti në kampionatet më të mëdha evropiane pas Mbappes e Messit

04.12.2019

Milot Rashica vazhdon me formën fenomenale në kampionatin gjerman. Fundjavën që shkoi realizoi dy gola për skuadrën e tij Werderin, duke ia mundësuar kësaj të fundit të shënojë një fitore tejet të rëndësishme ndaj Wolfsburgut, raporton GazetaBlic. Njëherit me ato dy gola, Rashica arriti në kuotën e gjashtë sosh në nëntë ndeshje, duke u bërë futbollisti […]

Milot Rashica i treti në kampionatet më të mëdha evropiane pas Mbappes e Messit Foto: Ilustrim

Milot Rashica vazhdon me formën fenomenale në kampionatin gjerman.

Fundjavën që shkoi realizoi dy gola për skuadrën e tij Werderin, duke ia mundësuar kësaj të fundit të shënojë një fitore tejet të rëndësishme ndaj Wolfsburgut, raporton GazetaBlic.

Njëherit me ato dy gola, Rashica arriti në kuotën e gjashtë sosh në nëntë ndeshje, duke u bërë futbollisti i tretë në kampionatet elitare evropiane pas Mbappes e Messit me mesataren e golave për minuta të paraqitjes.

Ylli i kombëtares së Kosovës ka shënuar gol çdo 123 minuta, pas Mbappes që ka gol çdo 83 dhe Messi çdo 86 minuta.

Neymar ka rekord të njejtë me Rashicën, por që braziliani ka shënuar dy gola më pak këtë vit kalendarik, me Sterlingun që kompleton pesëshen e parë, me gol në çdo 127 minuta lojë.