Milot Rashica i gatshëm të transferohet te gjiganti evropian

31.03.2020

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka zbuluar dëshirën që ka  për të luajtur në klube të mëdha dhe në Ligën e Kampionëve. Në javët e fundit ka pasur raportime të shumta që kosovari kërkohet nga Liverpool dhe Aston Villa. Në një intervistë për SID, Rashica ka thënë se dëshiron të luaj në Ligën […]

Milot Rashica i gatshëm të transferohet te gjiganti evropian Foto: Milot Rashica - Werder Bremen

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka zbuluar dëshirën që ka  për të luajtur në klube të mëdha dhe në Ligën e Kampionëve.

Në javët e fundit ka pasur raportime të shumta që kosovari kërkohet nga Liverpool dhe Aston Villa.

Në një intervistë për SID, Rashica ka thënë se dëshiron të luaj në Ligën e Kampionëve dhe kundër lojtarëve më të mirë në botë.

“Dua të luaj kundër lojtarëve më të mirë në botë dhe të luaj në Ligën e Kampionëve vit pas viti”, transmeton Insporti

“Jam duke punuar shumë dhe e di që mund t’ia dal. Nuk jam duke menduar shumë sepse situata momentale të shpërqendron dhe në fund nuk i ndihmon askujt, as mua dhe as klubit”, deklaroi ai.

Për kartonin e Rashicës duhet të paguhet vlera e 35 milionë euro.