Milot Rashica e nis sot vitin 2020 me Werder Bremenin

18.01.2020

Sot ylli i Kosovës, Milot Rashica pritet të zbresë në fushë me skuadrën gjermane, Werder Bremenin për ta rifilluar Bundesligan gjermane e cila ishte në pushim për 3 javë për shkak të festave të fundvitit. Skuadra gjermane, Werder Bremen edhe në këtë stinor po lufton për mbijetesë, ku do të luajë si mysafirë ndaj Dusseldorfit […]

Milot Rashica e nis sot vitin 2020 me Werder Bremenin Foto: Ilustrim

Sot ylli i Kosovës, Milot Rashica pritet të zbresë në fushë me skuadrën gjermane, Werder Bremenin për ta rifilluar Bundesligan gjermane e cila ishte në pushim për 3 javë për shkak të festave të fundvitit.

Skuadra gjermane, Werder Bremen edhe në këtë stinor po lufton për mbijetesë, ku do të luajë si mysafirë ndaj Dusseldorfit dhe pikët për Werderin janë të nevojshme.

Rashica si gjithmonë edhe në këtë sfidë pritet të jetë titullar, pasi që edhe vetë skuadra gjermane e ka pranuar se ai tashmë është futbollisti kyç i ekipit.

Ndryshe ndeshja e sotme pritet të fillojë nga ora 15:30 në stadiumin Esprit Arena.