Milot Rashica drejt Serie A, kjo skuadër dëshiron transferimin e tij!

Milot Rashica është një nga futbollistët më të diskutuar shqiptar për ndryshim skuadre gjatë afatit kalimtar të verës.

Së fundi sipas ‘Corriere Dello Sport’, është skuadra e Napolit ajo që ka shprehur interesim për anësorin kosovar.

Rashica shihet si zëvendësues i spanjollit Jose Calleon i cili ka refuzuar renovimin e kontratës për ekipin italian.

Në rast të transferimit të Rashicës te Napoli, atëherë do të bëhej kosovari i dytë pas Amir Rrahmanit që do të luanin në të njëjtin ekip.

23 vjeçari, këtë vit në Bundesligë ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar katër asistime, duke qenë futbollisti kryesor i Werder Bremenit në Gjermani.

RAPORTO