Milot Rashica arritje të jashtëzakonshme në Werder Bremen

18.05.2019

Gjitha sukseset e Werder Bremen në pjesën pranverore të sezonit, lidhen me Milot Rashicën. Ylli i Kombëtares së Kosovës, ka qenë lojtari më në formë në pranverë në vitin 2019. 22 vjeçari ka ‘shpërthyer’ në elitën e futbollit gjerman, duke e afruar Werder Bremen afër Ligës së Evropës. Skuadra e Werder Bremen, krejt shpresat për […]

Milot Rashica arritje të jashtëzakonshme në Werder Bremen Foto: Ilustrim

Gjitha sukseset e Werder Bremen në pjesën pranverore të sezonit, lidhen me Milot Rashicën.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, ka qenë lojtari më në formë në pranverë në vitin 2019.

22 vjeçari ka ‘shpërthyer’ në elitën e futbollit gjerman, duke e afruar Werder Bremen afër Ligës së Evropës.

Skuadra e Werder Bremen, krejt shpresat për ndeshjen e fundit të sezonit në Bundesligë, i ka varur te Milot Rashica.

Djaloshi nga Vushtrria ka qenë i përfshirë në tetë golat  e Werder Bremen në nëntë ndeshjet e fundit, transmeton RTK.