Milani shfaq interesim për transferimin e Edon Zhegrovës

14.04.2022

Zhegrova ka debutuar në Ligue 1, po ashtu ai debutoi për disa minuta edhe në Champions League ndaj Chelseat. Ai e shpëtoi Lillen në kuadër të javës së 31-të në Ligue 1. Kampioni në fuqi i ligës franceze para disa dite po përballej me Angers, derisa takimi përfundoi 1-1. Derisa vendasit po fitonin 1-0 dhe […]

Milani shfaq interesim për transferimin e Edon Zhegrovës Foto: Ilustrim

Zhegrova ka debutuar në Ligue 1, po ashtu ai debutoi për disa minuta edhe në Champions League ndaj Chelseat.

Ai e shpëtoi Lillen në kuadër të javës së 31-të në Ligue 1.

Kampioni në fuqi i ligës franceze para disa dite po përballej me Angers, derisa takimi përfundoi 1-1.

Derisa vendasit po fitonin 1-0 dhe dukej se po merrnin tre pikë, reprezentuesi i Kosovës i inkuadruar në lojë në minutën e 66-të në vend të Jontahan David,ndryshoi gjithçka. Ishte minuta e 74-të e takimit, kur Celik asistoi për Zhegrovën, që shënoi një super gol nga distanca për t’i fituar skuadrës së tij një pikë.

Ndërkaq, Calciomercato ka shkruar se Milani ka shënjestruar syrin tek Edon Zhegrova, lojtar ky që njihet nga klubi italian që shumë kohë.

Lojtari kosovar ishte shpërblyet në vitin 2012 si lojtari më i mirë që ka marrë pjesë në kampin e mbajtur në Prishtinë.

Po ashtu, Zhegrova e kuqezinjtë ishin kryqëzuar edhe gjatë vitit 2019, kur ai luante te Genk.

Ndryshe, ai i është bashkuar Lilles në janar nga Baseli dhe se deri tani ka dy gola të shënuara në gjashtë paraqitje në Ligue 1, ndërsa kontratë me klubin francez ka deri në vitin 2026.