Milani publikon listën e lojtarëve të ftuar për miqësoren ndaj Feronikelit

Milani publikon listën e lojtarëve të ftuar për miqësoren ndaj Feronikelit

Feronikeli dhe Milani do ta zhvillojnë nesër (10 gusht) miqësoren në stadiumin ‘Fadil Vokrri”.

Kampioni i Kosovës dhe gjiganti i italian kanë arritur marrëveshje para disa javësh që ta zhvillojnë një takim mes tyre, e që do të jetë një rast i veçantë për tifozët shqiptarë që mbështesin Rossonerët ta shikojnë nga afër lojën e tyre.

Milani ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë pjesë e përballjes ndaj Niklit, e që do të jenë të përfshirë të gjithë.

Milani ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë pjesë e përballjes ndaj Niklit, e që do të jenë të përfshirë të gjithë.

Skuadra italiane në këtë takim do t’i ketë të pranishëm 24 lojtarë, e që për tifozët shqiptarë të Milanit do të jetë një rast për mos u humbur.

Shtatë herë kampioni i Evropës me vete do ta ketë edhe trofeun e famshëm të Ligës së Kampionëve, për ta shfaqur para të pranishmëve në stadium.

Ndeshja Feronikeli – AC Milan do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në RTV Dukagjini të shtunën nga ora 20:45, por edhe Telegrafi do të ketë mbulim rreth këtij takimi. /Telegrafi/

RAPORTO