Milani me dy mungesa të mëdha kundër Udineses

03.03.2021

AC Milan ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e radhës ndaj Udineses. Davide Calabria dhe Fikayo Tomori janë të përfshirë në listë, derisa mungojnë Hakan Çalhanoglu dhe Zlatan Ibrahimovic. Dyshja mbrojtëse ishin në dyshime për këtë ndeshje, por Stefano Pioli vendosi t’i përfshijë në listë. Ndërsa, sa i përket Çalhanoglut pritet të […]

Milani me dy mungesa të mëdha kundër Udineses Foto: Ilustrim

AC Milan ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e radhës ndaj Udineses.

Davide Calabria dhe Fikayo Tomori janë të përfshirë në listë, derisa mungojnë Hakan Çalhanoglu dhe Zlatan Ibrahimovic.

Dyshja mbrojtëse ishin në dyshime për këtë ndeshje, por Stefano Pioli vendosi t’i përfshijë në listë.

Ndërsa, sa i përket Çalhanoglut pritet të mungojë në dy ndeshjet e radhës, derisa Ibrahimovic do humbasë katër ndeshje dhe të rikthehet në ndeshjen kthyese ndaj Manchester Unitedit në kuadër të Ligës së Evropës.

Lista e plotë e Milanit ndaj Udinese:

Portierët: A.Donnarumma, G.Donnarumma, Tatarusanu.

Mbrojtësit: Calabria, Dalot, Gabbia, Hernandez, Kalulu, Kjaer, Romagnoli, Tomori.

Mesfushorët: Castillejo, Diaz, Hauge, Kessie, Krunic, Meite, Saelemaekers, Tonali.