Milan-Ibrahimovic, ka edhe një shans për rinovimin, Ragnick kërkon largimin e legjendës

Sipas asaj që shkruan gazetari i “Sportmediaset”, Claudio Raimondi, e ardhmja e Zlatan Ibrahimovic do të përcaktohet pas takimit kokë më kokë mes suedezit dhe Gazidis, por pasi gjithçka të ketë marrë fund dhe pandemia të jetë drejt zhdukjes ose uljes së intensitetit.

Gazidis do të zbardhë projektet e të ardhmes dhe do t’ia prezantojë Ibrahimovic, që më pas duhet të vendosë se çfarë do të bëjë: të tërhiqet apo të vazhdojë edhe një vit me Milanin.

Ndërkohë, Ralf Ragnkick, nëse vishet kuqezi, kërkon në fillim të kuptojë rolin e Paolo Maldinit, i cili është kyç në fizionominë dhe organigramën e re. Menaxheri gjerman do të donte të mbante Maldinin, por duke ditur se ky nuk do të fuste hundët në zgjedhje.

RAPORTO