Klubi futbollistik italian, AC Milan tash e sa kohë është duke e kërkuar një përforcim të mundshëm në mbrojtje.

Skuadra italiane siç duket ka indentifikuar një përforcim të ri në mbrojtje, ku ky përforcim vjen pikërisht nga rivali i Serie A.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Gazzetta dello Sport” ka raportuar se “Rossonerët” kanë shfaqur një interesim goxha të madh për transferimin e mbrojtësit të Atlantas, Simon Kjaer.

Mbrojtësi aktualisht i Atlantas, Simon Kjaer është shfaqur si objektivi i ri i AC Milanit, gjatë këtij afati kalimtar të muajit janar.

Shpresat sa shkojnë e rriten te Milani pasi që Kjaer nuk luan me vazhdimësi te Atlanta.

Prandaj Kjaer mund ta sjellet në San Siro për të shërbyer mbulesë të madhe në repartin që ka hasur në probleme të mëdha deri më tani gjatë këtij sezoni.