Mikaile Tmusiq i Golden Eagle Yllit, MVP i “Play-off”-it

03.06.2022

Sfidën më mirë e nisën mysafirët me epërsi 2:7, por vendasit rikthehen shpejt për të përmbysur rezultatin në 9:7, e më pas zhvillohet lojë tërësisht e barabartë, deri në minutën e fundit kur therandasit ishin paksa më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 18:22. Kampionët vazhduan me lojë të mirë, për të krijuar epërsi…

Mikaile Tmusiq i Golden Eagle Yllit, MVP i “Play-off”-it

Sfidën më mirë e nisën mysafirët me epërsi 2:7, por vendasit rikthehen shpejt për të përmbysur rezultatin në 9:7, e më pas zhvillohet lojë tërësisht e barabartë, deri në minutën e fundit kur therandasit ishin paksa më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 18:22.

Kampionët vazhduan me lojë të mirë, për të krijuar epërsi prej tetë pikësh, 18:26, megjithatë, ‘Xehetarët’ me një seri prej 9:0 kalojnë në epërsi 27:26. Ylli shkëputet sërish në 31:38, por katër pikët nga mitrovicasit bënë që pjesa e parë të përfundojë 35:38.

Lojë tërësisht e barabartë zhvillohet në periodën e tretë. Dy skuadrat u angazhuan maksimalisht, duke e bërë përballjen shumë interesante, ndërsa asnjëra nuk arrinte të shkëputej në rezultat, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 51:51.

Lojë dramatike u zhvillua deri në momentet e fundit, kur Erjon Kastrati me tri pikë dhe Gëzim Morina me dy nga gjuajtja e lirë vendosën fituesin 64:70.

Kështu Ylli u shpall kampion për herë të dytë radhazi. Mikaile Tmusiq u zgjodh MVP i “Play-off”-it, trofe të cilin ia dorëzoi kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, i cili së bashku me ministrin e Sportit, Hajrullah Çekun dorëzuan trofeun e Kupës te kapiteni i Yllit, Gëzim Morina.

Etiketat

Ofertat e fundit