Migjen Basha zyrtarizohet te klubi i ri, nënshkruan për dy sezone

19.09.2019

Migjen Basha me prejardhje nga Suhareka ka gjetuar një klub të ri, ku ka nënshkruar për dy sezone. Migjen Basha pasi përfundoi një sezonë ai mbylli aventurat e tij në kampionatin grek me Arisin e Selanikut. Ai tashmë është transferuar në Australinë e largët, ku nënshkroi për dy sezone me skuadrën e Melbourne Victory. Mesfushori […]

Migjen Basha zyrtarizohet te klubi i ri, nënshkruan për dy sezone Foto: Ilustrim

Migjen Basha me prejardhje nga Suhareka ka gjetuar një klub të ri, ku ka nënshkruar për dy sezone.

Migjen Basha pasi përfundoi një sezonë ai mbylli aventurat e tij në kampionatin grek me Arisin e Selanikut.

Ai tashmë është transferuar në Australinë e largët, ku nënshkroi për dy sezone me skuadrën e Melbourne Victory.

Mesfushori 32-vjeçar njoftoi pak ditë më parë tërheqjen edhe nga Kombëtarja Shqiptare, pas 33 ndeshjesh me fanellën kuqezi (E fundit në qershor të këtij viti), ndërsa shkak duket se ka qenë pikërisht plani për t’u larguar në kontinentin e largët.

Migjen Basha bëhet shqiptari i dytë që vesh fanellën e Melbourne Victory, pasi më herët për këtë skuadër ka luajtur edhe sulmuesi Besart Berisha, që ka veshur si fanellën e Shqipërisë, ashtu edhe atë të Kosovës, transmeton “Supersport”.

Trajneri i Melbourne Victory, Marco Kurz, shprehu kënaqësinë që mori në skuadër një lojtar me kaq përvojë. “Jam shumë i lumtur që një lojtar i tillë vjen te ne. Besoj se do të jetë një lider i fortë në këtë grup”, tha Kurz.

Migjen Basha e nisi karrierën te skuadra zvicerane e Laussane, ndërsa më pas u transferua në Itali ku ndër të tjera veshi edhe fanellat e Torinos, Frosinones, Atalantës e Barit.