Mevlan Zeka mbetet edhe për një sezon te FC Ballkani

05.06.2022

Në një njoftim të fundit në Facebook klubi i Ballkanit ka komunikuar se ka gjetur rrugën e bashkëpunimit të paktën edhe për një sezon me sulmuesin, Mevlan Zeka. Zeka ishte transferuar tek kampionët e Superligës në vitin 2020 pas largimit nga Feronikeli dhe pritet të jetë një ndihmë mjaft e madhe për ndeshjet e Ligës […]

Mevlan Zeka mbetet edhe për një sezon te FC Ballkani Foto: Ilustrim

Në një njoftim të fundit në Facebook klubi i Ballkanit ka komunikuar se ka gjetur rrugën e bashkëpunimit të paktën edhe për një sezon me sulmuesin, Mevlan Zeka.

Zeka ishte transferuar tek kampionët e Superligës në vitin 2020 pas largimit nga Feronikeli dhe pritet të jetë një ndihmë mjaft e madhe për ndeshjet e Ligës së Kampionëve për suharekasit dhe për edicionin e ardhshëm.

Më herët kujtojmë se skuadra e drejtuar nga Ilir Daja njoftoi edhe largimin e dy futbollistëve, Malsor Ajeti dhe Argjend Malaj.