Messi nuk do kontratë afatgjate me Barcelonën, dëshiron të rinovojë në “stilin Iniesta”
Lionel Messi thuhet se dëshiron të vlerësojë gjendjen e tij përpara çdo rinovimi të kontratës me Barcelonën. Ylli argjentinas është lojtari kryesor i ekipit katalunas për më shumë se dhjetë vite dhe tashmë është bërë një idhull në Camp Nou. Kontrata e lojtarit thuhet se zgjat deri në viti 2021, por drejtuesit dhe tifozët e […]
Lionel Messi thuhet se dëshiron të vlerësojë gjendjen e tij përpara çdo rinovimi të kontratës me Barcelonën.
Ylli argjentinas është lojtari kryesor i ekipit katalunas për më shumë se dhjetë vite dhe tashmë është bërë një idhull në Camp Nou.
Kontrata e lojtarit thuhet se zgjat deri në viti 2021, por drejtuesit dhe tifozët e Barcelonës e duan Messin edhe për shumë vite në ekip.
Megjithatë, sipas mediumit katalunas Mundo Deportivo, Messi ka ndarë mendjen dhe dëshiron të rinovojë në “stilin Iniesta”.
Messi, i cili do të mbush 33 vjeç në qershor dhe siç bëri Iniesta në kohën e tij, nuk dëshiron të mashtrojë askënd dhe lërë më pak veten. Ai nuk do të zvarritet me fanellën e Barçës.
Ai thuhet se do të vlerësojë gjendjen e tij fizike dhe humorin nga viti në vit dhe kështu do të vendosur për rinovimin e kontratës.