Messi nënshkruan sot, i zbulohet edhe orari i zyrtarizimit te PSG-ja

10.08.2021

Tashmë pas largimit nga Barcelona, Lionel Messi është çdo ditë e më afër transferimit në Paris Saint-Germain. Ndërsa lajmi që po qarkullon orëve të fundit është se Leo Messi do të nënshkruajë ditën e sotme me PSG-në. Ndërkohë bëhet me dije edhe se kur do të bëhet zyrtarizimi i argjentinasit në klubin francez. Gazetarja Veronica […]

Messi nënshkruan sot, i zbulohet edhe orari i zyrtarizimit te PSG-ja Foto: Ilustrim

Tashmë pas largimit nga Barcelona, Lionel Messi është çdo ditë e më afër transferimit në Paris Saint-Germain.

Ndërsa lajmi që po qarkullon orëve të fundit është se Leo Messi do të nënshkruajë ditën e sotme me PSG-në.

Ndërkohë bëhet me dije edhe se kur do të bëhet zyrtarizimi i argjentinasit në klubin francez.

Gazetarja Veronica Brunati shkruan se sulmuesi do të hedhë të zezën mbi të bardhë dhe PSG në orën 10:00 do të publikojë njoftimin për goditjen e madhe.

Messi u largua nga Barcelona dhe te PSG kalon me parametra zero.

Në mediat franceze është bërë me dije se do të firmosë një kontratë 2+1 vjeçare dhe prej saj do të përfitojë 40 milion euro në sezon.