Messi “mbret” i goditjeve të lira në 5 vitet e fundit, thuajse trefish nga ndjekësi më i afërt

02.02.2021

“Perla” e Leo Messit nga goditja e mirë i siguroi Barcelonës fitoren 2-1 ndaj Atheltic Bilbaos. Një sukses që erdhi si një hakmarrje për humbjen me përmbysje (3-2) në finalen e Superkupës së Spanjës. Për argjentinasit, ishte goli i dytë sezonal i realizuar nga goditja e lirë. Sipas të dhënave të Opta-s”, që merret me […]

Messi “mbret” i goditjeve të lira në 5 vitet e fundit, thuajse trefish nga ndjekësi më i afërt Foto: Ilustrim

“Perla” e Leo Messit nga goditja e mirë i siguroi Barcelonës fitoren 2-1 ndaj Atheltic Bilbaos.

Një sukses që erdhi si një hakmarrje për humbjen me përmbysje (3-2) në finalen e Superkupës së Spanjës. Për argjentinasit, ishte goli i dytë sezonal i realizuar nga goditja e lirë.

Sipas të dhënave të Opta-s”, që merret me analizat sportive, ai ka mundur të realizoi 21 herë nga goditjet e lira në pesë sezonet e fundit në pesë kampionatet më të mira europiane.

Ai komandon renditjen me një distancë të madhe nga ndjekësit e tij: 8 gola më shumë se Kolarov (ManCity, Roma, Inter) dhe Ward-Proëse (Southampton); shtatë më shumë se Dybala (Juventus), Aspas (Celta); dhe gjashtë më shumë se Parejo (Valencia, Villarreal), Fekir (Lyon, Betis), Bardhi (Levante) dhe Verdi (Bolonja, Napoli, Torino).

Me Barçën në total ka shënuar 49 herë nga goditja e lirë, vetëm Athletic Bilbaos i ka realizuar gjashtë gola. /SS