Messi: Juventus, kërcënim në objektivin tonë për Champion

13.09.2019

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi beson që Juventusi është kërcënim i madh në luftën për trofeun e Ligës e Kampionëve. Sezonin e kaluar Barcelona u mposhtë në gjysmëfinale nga Liverpooli, ndërsa Juventusi humbi në çerekfinale nga Ajax. Mirëpo, këtë sezon të dy skuadrat kanë transferuar lojtarë të nivelit të lartë. Për këtë gjë ka folur […]

Messi: Juventus, kërcënim në objektivin tonë për Champion Foto: Ilustrim

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi beson që Juventusi është kërcënim i madh në luftën për trofeun e Ligës e Kampionëve.

Sezonin e kaluar Barcelona u mposhtë në gjysmëfinale nga Liverpooli, ndërsa Juventusi humbi në çerekfinale nga Ajax.

Mirëpo, këtë sezon të dy skuadrat kanë transferuar lojtarë të nivelit të lartë.

Për këtë gjë ka folur edhe argjentinasi duke e pranuar se klubet evropiane janë më të rrezikshme këtë sezon.

“Mendoj se të gjitha klubet janë forcuar dhe kanë transferuar lojtarët që iu nevojiten. Mendoi që Atletico është klub i mirë dhe ka transferuar lojtarë të mirë. Dukeshin si skuadra që është dobësuar më së shumti, por u rikthyen duke formuar formacion të ri me shumë alternativa. Reali gjithashtu transferoi disa lojtarë, pavarësisht çfarë thanë, ata qëndruan se bashku dhe blenë lojtarë të rëndësishëm si Hazard. Juventus ka blerë lojtarë të mirë edhe City gjithashtu. Mendoj se të gjithë klubet janë forcuar këtë sezon”, deklaroi ai.