Messi i përgjigjet Ronaldos: S’kam pasur nevojë të gjej klub të ri

17.10.2019

Përderisa Cristiano Ronaldo thotë se ai është më i mirë në botë pasi që ka arritur suksese me shumë klube, Lionel Messi insiston se ai kurrë nuk ka pasur nevojë të largohet nga Barcelona, të cilën e konsideron klubin më të mirë në botë. Spekulimet se Lionel Messi do të largohet nga Barcelona ishin përhapur […]

Messi i përgjigjet Ronaldos: S’kam pasur nevojë të gjej klub të ri Foto: Ilustrim

Përderisa Cristiano Ronaldo thotë se ai është më i mirë në botë pasi që ka arritur suksese me shumë klube, Lionel Messi insiston se ai kurrë nuk ka pasur nevojë të largohet nga Barcelona, të cilën e konsideron klubin më të mirë në botë.

Spekulimet se Lionel Messi do të largohet nga Barcelona ishin përhapur disa herë në të kaluarën. Së fundi vetë argjentinasi ka zbuluar se ai e kishte shqyrtuar mundësinë e largimit nga Barcelona në vitin 2013, pasi u akuzua për evazion fiskal.

Megjithatë, për argjentinasin nuk ka qenë e vështirë t’i qëndrojë besnik Barcelonës, pasi që ky vendim e ka shpërblyer atë me shumë trofe e edhe i ka ndihmuar të fitojë çmime të shumta individuale.

Mbetet të shihet se edhe sa gjatë do të mbetet 32-vjeçari në Barcelonë, megjithatë ai nuk është i gatshëm ta vendosë ende një datë për t’i dhënë fund karrierës së tij.

“Do ta zbuloj me kalimin e kohës sepse e kupton vetë kur nuk mund të vazhdosh më. Unë do të jem ai që do të them “Mjaft tani”, por nuk e di edhe sa gjatë do të jetë. Për momentin jam i lumtur këtu”.

Rivali i përhershëm i Messit, Ronaldo, ka preferuar ta vazhdojë karrierën e tij në klube të ndryshme – Manchester United, Real Madrid, Juventus – mirëpo Messi insiston se transferimi s’ka qenë kurrë opsion për të.

“Secili prej nesh kërkon përvoja që mendon se do të jenë më të mirat për të. Unë kurrë s’kam pasur nevojë të largohem nga klubi më i mirë në botë, që është Barcelona. Unë këtu e shijoj çdo stërvitje, çdo ndeshje dhe jetën në qytet”, shkroi Messi. /Gazeta Express/