Messi fitues i Këpucës së Artë
Lionel Messi, ka fituar një tjetër çmim të rëndësishëm, ai fitoi Këpucën e Artë për të pestën herë në Evropë, i cili kaloi Cristiano Ronaldon. Ylli i Barcelonës, e fitoi 5 herë Këpucën e Artë, për shkak se ishte golashënuesi më i mirë i të gjithë ligave të Evropës në sezonin e kaluar. Por, Messi […]
Lionel Messi, ka fituar një tjetër çmim të rëndësishëm, ai fitoi Këpucën e Artë për të pestën herë në Evropë, i cili kaloi Cristiano Ronaldon.
Ylli i Barcelonës, e fitoi 5 herë Këpucën e Artë, për shkak se ishte golashënuesi më i mirë i të gjithë ligave të Evropës në sezonin e kaluar.
Por, Messi pasi e fitoi Këpucën e Artë e kaloi tashmë edhe yllin e juventusit Cristiano Ronaldon pasi që ai ka vetëm 4 Këpucë të Artë të fituara, në listën
e futbollistëve me më së shumti çmime të “Këpucës së Artë”.
Sipas statistikave, Messi në sezonin e kaluar shënoi 34 Gola në La Liga, i cili la pasë Mohammed Salah i cili në Premier Ligë shënoi 32 Gola.
Gjithashtu, Messi e ka fituar Këpucën e Artë edhe në vitin 2009-2010 me 34 Gola, në vitin 2011-2012 me 50 Gola, në vitin 2012-2013 me 46 Gola, në vitin 2016-2017 me 37 Gola, dhe në këtë vit 2017-2018 me 34 Gola.
Lionel Messi përmes llogaris së tij zyrtare në Instagram, falenderoi familjen, kolegët e tij për çmimin që e fitoi për të pestën herë Këpucën e Artë.