Messi: Është ndjenjë e veçantë të fitosh trofe si kapiten i Barcelonës

Messi: Është ndjenjë e veçantë të fitosh trofe si kapiten i Barcelonës
Çlirim Gashi

18.04.2021 / Sport

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka folur për fitoren në Copa del Rey.

Barcelona ka fituar me rezultat të thellë ndaj Athletic Bilbaos në kuadër të finales së Copa del Rey me rezultatin 4-0.

Messi shënoi dy gola në këtë takim, Griezmann dhe De Jong shënuan dy të tjera.

Pas ndeshjes, argjentinasi u shpreh tejet i kënaqur me fitoren në Copa del Rey ku e cilësoi si rrugë të vështirë deri tek titulli.

“Jam shumë i lumtur që fituam një trofe, ishte një Kupë e vështirë për ne” tha ai.

“Është gjithmonë mirë të fitosh trofe, ky grup meriton lumturi”, shtoi ai.

“Është vërtetë e veçantë të jem kapiten i këtij klubi, shumë speciale, në klubin që kam kaluar tërë jetën”, tha Messi.

RAPORTO