Messi do të humbasë një tjetër ndeshje të PSG-së

14.01.2022

Lionel Messi do të humbasë një tjetër ndeshje për Paris Saint-Germain, pasi pranoi se rikuperimi i tij nga COVID-19 ka qenë më i ngadaltë se sa pritej. Sulmuesi argjentinas nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e së shtunës kundër Brest në Parc des Princes, tha të premten trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino. 34-vjeçari […]

Messi do të humbasë një tjetër ndeshje të PSG-së Foto: Lionel Messi / GettyImages

Lionel Messi do të humbasë një tjetër ndeshje për Paris Saint-Germain, pasi pranoi se rikuperimi i tij nga COVID-19 ka qenë më i ngadaltë se sa pritej.

Sulmuesi argjentinas nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e së shtunës kundër Brest në Parc des Princes, tha të premten trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino.

34-vjeçari Messi humbi barazimin 1-1 të PSG-së në Lyon të dielën e kaluar, kur liga franceze u kthye nga pushimet e saj dimërore. Messi ishte infektuar ndërsa ishte në shtëpi në Argjentinë. Ai më vonë doli negativ dhe u kthye në Paris.

Messi tha në një postim në mediat sociale të enjten se “më ka marrë më shumë kohë nga sa prisja për t’u përmirësuar”, por se ai “pothuajse është rikuperuar” dhe i etur për t’u rikthyer në fushë.

“Këto ditë jam stërvitur për t’u rikthyer në 100%”, ka shkruar ai në Instagram. “Ka disa sfida shumë emocionuese përpara këtë vit dhe shpresoj që të gjithë të mund të shihemi përsëri shumë shpejt.”

Pochettino tha se Messi mbetet nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të ekipit. Klubi tha të premten se Messi “do t’i bashkohet gradualisht skuadrës javën e ardhshme”.

Pas kësaj fundjave, lideri i ligës PSG pret Reims më 23 janar para pushimit ndërkombëtar.

Neymar mbetet jashtë për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës që mori në fund të nëntorit dhe nuk u përfshi në skuadrën e Brazilit të shpallur të enjten për kualifikimet e Kupës së Botës.

Argjentina dhe Brazili tashmë janë kualifikuar në Kupën e Botës.