Sport

Messi: Do të doja që Neymar të kthehej tek Barcelona

Ilustrim

Neymar ishte në qendër të vëmendjes gjatë gjithë afatit kalimtar të verës, me emrin e tij që lidhej me rikthimin në ‘Camp Nou’.

Shpresat për rikthimin e tij mbaheshin gjallë deri në ditën e fundit të merkatos, kur edhe u mësua se ai do të qëndronte në Paris.

Duket se kjo nuk i ka pëlqyer shumë Lionel Messit, pasi ky i fundit ka thënë se do ta pëlqente një rikthim të brazilianit.

“Unë do të doja që Neymar të kthehej tek Barcelona” ka thënë Messi.

“Sinqerisht, nuk e di nëse klubi dha maksimumin për rikthimin e tij, por jam i sigurt se negociatat me PSG nuk janë të lehta” ka shtuar tutje argjentinasi.

“Në nivelin sportiv, Neymar është një nga më të mirët në botë” shtoi ndër të tjerash numri 10 i Barcelonës.

Messi nuk është paraqitur akoma në sezonin e ri, derisa po synon rikuperimin për ndeshjen e fundjavës.