Messi dhe Suarez do të bashkohen në Miami

29.12.2020

Legjenda argjentinase nuk dëshiron të shpërqendrohet nga bisedat e transferimit, por e ka lënë derën hapur për një largim miqësor nga Camp Nou këtë verë. Sipas Ctalunya Radio, Lionel Messi dhe Luis Suarez planifikojnë të luajnë së bashku në klubin e MLS Inter Miami por jo deri në vitin 2022. Ylli i Barcelonës Messi është […]

Messi dhe Suarez do të bashkohen në Miami Foto: Ilustrim

Legjenda argjentinase nuk dëshiron të shpërqendrohet nga bisedat e transferimit, por e ka lënë derën hapur për një largim miqësor nga Camp Nou këtë verë.

Sipas Ctalunya Radio, Lionel Messi dhe Luis Suarez planifikojnë të luajnë së bashku në klubin e MLS Inter Miami por jo deri në vitin 2022.

Ylli i Barcelonës Messi është i kontraktuar në Camp Nou deri në fund të sezonit aktual, ndërsa Suarezi i Atletico ka një marrëveshje në kryeqytetin spanjoll deri në verën e vitit 2022.

Pavarësisht se Manchester City dhe Paris Saint-Germain janë shpallur si destinacionet më të mundshme për blerjen e argjentinasit, ai duket që e ka mendjen tek Shtetet e Bashkuara duke rritur mundësinë që të ndjekë gjurmët e David Beckham, Thierry Henry.