Mësohet orari i ndeshjeve të Ballkanit në Ligën e Konferencës, kampioni e zhvillon ndeshjen e parë në Kosovë

27.08.2022

Kampioni në fuqi i Kosovës, FC Ballkani ka shkruar faqe të re në futbollin kosovar. Skuadra portokallezi ka arritur të kualifikohet në fazën e grupeve në UEFA Conference League, duke u bërë klubi i parë nga Kosova që arrin në këtë nivel të garave evropiane. Ndërkaq, FC Ballkani dje i ka mësuar edhe kundërshtarët e […]

Mësohet orari i ndeshjeve të Ballkanit në Ligën e Konferencës, kampioni e zhvillon ndeshjen e parë në Kosovë Foto: Ilustrim

Kampioni në fuqi i Kosovës, FC Ballkani ka shkruar faqe të re në futbollin kosovar. Skuadra portokallezi ka arritur të kualifikohet në fazën e grupeve në UEFA Conference League, duke u bërë klubi i parë nga Kosova që arrin në këtë nivel të garave evropiane.

Ndërkaq, FC Ballkani dje i ka mësuar edhe kundërshtarët e fazës së grupeve në UEFA Conference League.

Në shortin e tërhequr sot në Stamboll, portokallezinjtë e Suharekës janë vendosur në Grupin G, ku do të kenë punë me skuadrën çeke, Sllavia Pragë, atë rumune, CFR Cluj dhe atë turke Sivasspor. 

Ndeshjen e parë në kuadër të fazës së grupeve, Ballkani e luan më 8 shtator, derisa progami i ndeshjeve vazhdon në datat 15 shtator, 6 tetor, 13 tetor, 27 tetor dhe 3 nëntor.

Skuadra nga Suhareka aventurën në këtë grup do ta fillojë më 8 shtator, si nikoqir i klubit nga Rumania, Cluj, me fillim nga ora 18:45.

Në xhiron e dytë të Grupit G, Ballkani do të luajë në udhëtim te skuadra nga Republika e Çekisë, Slavia, më 15 shtator nga ora 18:45 – teksa edhe në xhiron e tretë do të luajë në udhëtim te Sivasspori, më 6 tetor me fillim prej orës 18:45.

Datat për tri ndeshjet tjera:

13 tetor, Ballkani – Sivasspor, 21:00;

27 tetor, Ballkani – Slavia Praha, 21:00;

3 nëntor, CFR Cluj – Ballkani, 18:45.

Fituesit e tetë grupeve kalojnë direkt në fazën e 1/16 së finales, derisa skuadrat e vendit të dytë në tetë grupet luajnë në ‘Play-Off” me 8 skuadrat e vendit të tretë në grupet e UEFA Europa League.