Mesfushori Isco i gatshëm të largohet nga Real Madridi

05.08.2021

Mesfushori Isco Alarcon duket se karrierën do ta vazhdojë jashtë Spanjës. Sipas mediave spanjolle, Isco është i gatshëm të largohet nga Spanja nëse merr një ofertë të mirë në ndonjë klub evropian. Mesfushori e ndjen se aventura e tij në Madrid ka përfunduar, dhe dëshiron të nënshkruaj në një ekip ku do të ketë rol […]

Mesfushori Isco i gatshëm të largohet nga Real Madridi Foto: Ilustrim

Mesfushori Isco Alarcon duket se karrierën do ta vazhdojë jashtë Spanjës.

Sipas mediave spanjolle, Isco është i gatshëm të largohet nga Spanja nëse merr një ofertë të mirë në ndonjë klub evropian.

Mesfushori e ndjen se aventura e tij në Madrid ka përfunduar, dhe dëshiron të nënshkruaj në një ekip ku do të ketë rol më të madh në formacion.

Në anën tjetër edhe Real Madridi është i gatshëm të largojë futbollistin e saj për një ofertë rreth 20 milionë euro.

29-vjeçari, ka interesim nga disa ekipe italiane si Milan, Inter dhe Napoli.

Spanjolli, sezonin e kaluar zhvilloi 29 ndeshje me fanellën e Real Madridit në të gjitha garat, duke realizuar dy asistime.