Mesfushori i Barcelonës dënohet me dy vite burg

11.09.2019

Mesfushori i Barcelonës, Arda Turan, është dënuar me dy vite e tetë muaj me burg shkaku që ka gjuajtur me armë zjarri në publik, posedim ilegal të armës dhe lëndime trupore. Lojtari turk që aktualisht është në huazim te Istanbul Basaksehir, ishte përfshirë në një përleshje me këngëtarin Berkay Sahin më 10 tetor të vitit […]

Mesfushori i Barcelonës dënohet me dy vite burg Foto: Ilustrim

Mesfushori i Barcelonës, Arda Turan, është dënuar me dy vite e tetë muaj me burg shkaku që ka gjuajtur me armë zjarri në publik, posedim ilegal të armës dhe lëndime trupore.

Lojtari turk që aktualisht është në huazim te Istanbul Basaksehir, ishte përfshirë në një përleshje me këngëtarin Berkay Sahin më 10 tetor të vitit 2018.

Sahin përfundoi me një hundë të thyer, derisa Arda shkoi në spital më vonë atë natë i armatosur, duke gjuajtur me armë për të shkaktuar panik.

Turan po ashtu është duke u akuzuar edhe për fyerje në baza seksuale ndaj këngëtarit turk, gjersa mbante në brezë armën e tij ilegale.

Basaksehir ka konfirmuar se e ka dënuar 32-vjeçarin me 2.5 milionë euro për incidentin, në gjykimin që u mbajt sot në Turqi.

Turan nuk do të mbajë asnjë ditë burg derisa nuk përsëriten gjëra të tilla në të ardhmen, mirëpo nëse vazhdon me incidente, atëherë do të mund të përfundojë prapa grilave.