Mesfushori i Ballkanit: Jemi shembull për klubet tjera, sivjet fitojmë titullin

Edhe në Kosovë, ashtu si dhe në mbarë botën sporti është pezulluar për shkak të virusit korona.

Për shkak të kësaj situate shumë sportistë po kalojnë në një periudh tejet të vështirë.

Në lidhje me këtë në një prononcim për BlicMedia ka folur mesfushori i skuadrës së Ballkanit, Kushtrim Gashi.

“Mendoj që kjo pandemi e cila u përhap mjaft shumë në gjith botën na ka penalizur shumë, sidomos ne si sportist, por që kjo situat ndikon shumë edhe në ekonomi dhe biznese”, ka thënë fillimisht Gashi.

“Shpresoj shumë që kjo situatë të kaloj sa më shpejt dhe ti kthehemi jetës normale dhe secili prej nesh ta vazhdojë punën nëpër drejtimet që kemi”.

Gashi më tej ka folur edhe për punën e pagave dhe Presidentin e Ballkanit, Arsim Kabashi.

“U fol shumë edhe puna e pagesave se a do paguhemi 100% apo pagat do jenë të përgjysmuara. Presidenti jonë Arsim Kabashi japi një mësim tjetër për gjith ata që i thojnë vetit Klube Profesionale në Superligën e Kosovës”, ka thënë më tej Gashi.

“Në këtë kohë të vështirë të cilën po kalojmë të gjithë, sigurisht që edhe bizneset janë të prekura dhe e kanë pak më të vështirë punën e pagesave, por presidenti tregoi edhe një herë gatishmërinë që të na dhuroj 100% të pagës në këtë kohë pandemie dhe për këtë i jemi mirënjohës të gjith futbollistët”.

“Shpresoj që krejt në fund presidentin ta gëzojmë me titullin kampion”, ka deklaruar Gashi.

RAPORTO