Mendes: Cristiano Ronaldo është shumë i lumtur në Manchester United

31.12.2021

Pavarësisht raporteve të fundit për mungesën e pretenduar të kimisë në dhomën e zhveshjes së Manchester United, pas ardhjes së Cristiano Ronaldos verën e kaluar, agjenti i sulmuesit portugez Jorge Mendes ka theksuar se klienti i tij është i lumtur në Old Trafford. Që kur u bashkua me Djajtë e Kuq nga Juventusi verën e […]

Mendes: Cristiano Ronaldo është shumë i lumtur në Manchester United Foto: Ilustrim

Pavarësisht raporteve të fundit për mungesën e pretenduar të kimisë në dhomën e zhveshjes së Manchester United, pas ardhjes së Cristiano Ronaldos verën e kaluar, agjenti i sulmuesit portugez Jorge Mendes ka theksuar se klienti i tij është i lumtur në Old Trafford.

Që kur u bashkua me Djajtë e Kuq nga Juventusi verën e kaluar, Ronaldo ka shënuar 14 gola dhe ka prodhuar tre asistime në 21 ndeshje në të gjitha garat, duke e bërë atë golashënuesin më të mirë të skuadrës në Premier League dhe Champions League në sezonin 2021/22.

“Cristiano është shumë i lumtur në Manchester United”, tha Mendes për Sky Italia.

“Ai do të vazhdojë me paraqitjet e tij solide dhe të shkëlqyera, siç ka bërë gjithmonë në karrierën e tij.

“Do të jetë një sezon i mrekullueshëm për të. Jam i sigurt për këtë”.

Kritika e Neville

Ndërkohë, pas barazimit 1-1 të së hënës ndaj Newcastle, eksperti televiziv dhe ish-mbrojtësi i Manchester United, Gary Neville, sulmoi Ronaldon për qëndrimin e tij pas fishkëllimës së fundit, pasi portugezi shkoi drejt e në dhomën e zhveshjes pa duartrokitur tifozët udhëtues.

“Ne flasim për gjuhën e trupit”, tha Neville në Sky Sports.

“Ne folëm për këtë në fillim të sezonit kur Ronaldo u largua në fund të ndeshjes me Everton.

“Ai do të largohet sërish sonte. Ai iku në Watford kur të gjithë e dinin se trajneri do të shkarkohej. Dhe në Norwich.

“Aty është edhe Bruno Fernandes, ata janë dy lojtarët e vjetër.

“It’s devastating for younger players when the two best players are looking at every other player like they’re not good enough.

“I don’t care how you’ve played. You need to go over and clap those fans at the end of the game. Get over to them, particularly when you’re the best player in the world and one of the greatest all time.”