Me një përmbysje sensacionale ndaj Villarrealit, Liverpooli kualifikohet në finalen e madhe

03.05.2022

Liverpooli është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve për edicionin 2021/22. “Të Kuqtë” e kanë vulosur kualifikimin në finale me një fitore spektakolare ndaj Villarealit sonte. Në “Estadio de la Ceramica”, Liverpooli arriti të fitojë sonte me rezultat 3:2, teksa me rezultat të përgjithshëm 2:5 nga të dyja ndeshjet, kualifikohet tutje. Pjesa e parë […]

Me një përmbysje sensacionale ndaj Villarrealit, Liverpooli kualifikohet në finalen e madhe Foto: Ilustrim

Liverpooli është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve për edicionin 2021/22.

“Të Kuqtë” e kanë vulosur kualifikimin në finale me një fitore spektakolare ndaj Villarealit sonte.

Në “Estadio de la Ceramica”, Liverpooli arriti të fitojë sonte me rezultat 3:2, teksa me rezultat të përgjithshëm 2:5 nga të dyja ndeshjet, kualifikohet tutje.

Pjesa e parë i takoi Villarealit, skuadër kjo që shënoi dy herë përmes Dia (‘3) dhe Coquelin (’41) duke bërë një paraqitje spektakolare, raporton FrontOnline.

Por, në pjesën e dytë ndryshuan gjërat dhe Liverpooli shënoi tre herë përmes Fabinhos (’62), Diaz (’67) dhe Mane (’74) për ta zënë një vend në finale.

Në finale, Liverpooli do të përballet me fituesin e ndeshjes Real Madrid – Man City, e cila luhet nesër.