Me Lukakun te Chelsea, Armando Broja largohet në huazim te Southampton
Merkato në një klub të madh mund të ndryshojë në çdo moment. Kështu edhe te Chelsea ndryshojnë planet dhe blerja e Romelu Lukakut ka bërë që drejtuesit të ndryshojnë edhe strategjinë për Armando Brojën. Sulmuesi kuqezi u blindua nga Chelsea javë më parë me një kontratë të gjatë deri ne 2026 dhe planet ishin që […]
Merkato në një klub të madh mund të ndryshojë në çdo moment.
Kështu edhe te Chelsea ndryshojnë planet dhe blerja e Romelu Lukakut ka bërë që drejtuesit të ndryshojnë edhe strategjinë për Armando Brojën.
Sulmuesi kuqezi u blindua nga Chelsea javë më parë me një kontratë të gjatë deri ne 2026 dhe planet ishin që ai të qëndronte e të luante shanset e tij me kampionët e Europës.
Por blerja rrufe e Lukakut duket se ndryshoi gjithçka te Chelsea dhe ardhja e belgut ngushtonte në maksimum hapesirat për lojtarin tonë.
Duke qenë në një situatë të tillë, drejtuesit vendosên të mbanin Abraham dhe të huazojnë Armando Brojën i cili do të qëndrojë ndërkohë në Premier League.
Broja do të luajë me Southampton për një sezon në huazim e do të ketë shansin e madh për té treguar veten në Premier Leagu teksa Chelsea sigurisht që do ta mbajë nën monitorim.
Broja pati kërkesa edhe nga disa ekipe të tjera si Anderlecht apo Udinese por ai ka preferuar të tregojë vlerat në Premier League ku dhe Chelsea mund ta ndjekë më mirë rritjen e tij si profesio