Me këtë datë FC Ballkani pritet t’i nis stërvitjet

Drejtuesit e UEFA-s se bashku me 55 anëtaret e saj ditën e djeshme kanë mbajtur video-konferencën e dytë, ku është diskutuar rreth mundësive për rifillimin e kampionateve.

UEFA e ka bërë të qartë edhe një herë se kampionatet duhet të vazhdohen, por ka ripërsëritur se rifillimi i tyre do të varet nga kohëzgjatja e Covid-19.

UEFA gjithashtu ua ka bërë të ditur federatave anëtare se kampionatet duhet të përfundojnë më se largu deri me 20 korrik.

Pra edhe Superliga e Kosovës duhet të mbyllet para datës 20 korrik.

Lidhur më këtë njoftim të UEFA-s që kampionati të vazhdoj dhe të përfundoj me 20 korrik, Gazeta inFokus ka kontaktuar trajnerin e Ballkanit, Ismet Munishin.

Munishi ka thënë se stërvitjet do të duhej të nisnin më 5 maj edhe pse nuk dihet a do të ketë kushte shkak i gjendjes aktuale.

“Stërvitjet do të duhej të fillohen me 5 maj në grup. Se sa kemi kushte nuk mundëm me ditë, sepse do të varet nga gjendja dhe organizimi”, u shpreh tekniku prishtinas.

Trajnerit të Ballkanit i intereson plani se si do të rifilloj kampionati, pasi nuk mundë të rinisin sikur nuk ka ndodhur asgjë.

“Mua me intereson plani dhe protokolli që duhet të caktohet, ne nuk mund të fillojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë”, deklaroi Munishi.

Për fund trajneri i njohur kosovar tha se FFK-ja duhet të hartoj një plan, ku duhet të konsultohet me infektolog, pastaj të rrinë të izoluar, të dezinfektohen stadiumet si dhe të bëhen testet për Covid-19.

“Duhet te hartohet një plan nga FFK-ja, duhet të konsultohen edhe infektolog, ndoshta skuadrat duhet të rrinë komplet të izoluara, stadiumet të dezinfektohen dhe të bëhen testet për Covid 19”, përfundoj Ismet Munishi.

Skuadra e Ballkanit që udhëhiqet nga Ismet Munishi është liderë i Superligës së Kosovës pas 22 xhirove të zhvilluara dhe nëse nuk mund të rinisë kampionati sipas shumë analistëve atëherë Ballkani me gjasë mund ta fitoj titullin kampion për herë të parë në histori të klubit, pasi kampionatet mund të përfundojnë me tabelat aktuale.

RAPORTO