Me fillim nga ora 20:45, sot zhvillohet ndeshja Kosovë-Slloveni

Me fillim nga ora 20:45 fillon ndeshja Kosovë-Slloveni. Kombëtarja e Kosovës kërkon që pas disfatës ndaj Maqedonisë së Veriut, ndeshje ajo e vlefshme për “Euro2020”, të gjejë rrugën drejt një fitore të mundshme ndaj Sllovenisë.

Kosova në renditjen tabelare në grupin C qëndron në vendin e tretë, ku ka arritur të grumbullojë vetë një pikë, ndërsa Kombëtarja e Sllovenisë qëndron në një pozitë të favorshme ku ndan pikët e njëjta me Greqinë, respektivisht këto dy kombëtaret e fundit kanë nga katër pikë.

“Dardanët” kanë përfunduar seancat stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” ku edhe do luajnë sonte. Po ashtu, i gjithë stafi dhe lojtarët janë testuar për Covid-19 ku asnjë test nuk ka rezultuar pozitivë dhe janë të gatshëm sot ndaj Sllovenisë.

Tekniku i Kosovës, Challandes ka deklaruar se do jetë një përballje shumë e vështirë pasi që lojtarët janë të lodhur pas ndeshjes me Greqinë, por pret që ta japin më të mirën drejt një fitore të mundshme.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.