Me dy asistime Zhegrova i solli fitoren Lilles ndaj Monacos

29.10.2023

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova, e ka mbyllur një tjetër superndeshje në Ligën e parë të Francës. Me dy asistime ai kontribuoi në fitoren e Lille ndaj Monacos me rezultatin 2:0, në kuadër të derbit të xhiros së dhjetë të Ligue 1 të Francës, transmeton Albinfo.ch. Zhegrova asistoi për golin e parë të realizuar në minutën […]

Me dy asistime Zhegrova i solli fitoren Lilles ndaj Monacos Foto: Ilustrim

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova, e ka mbyllur një tjetër superndeshje në Ligën e parë të Francës.

Me dy asistime ai kontribuoi në fitoren e Lille ndaj Monacos me rezultatin 2:0, në kuadër të derbit të xhiros së dhjetë të Ligue 1 të Francës, transmeton Albinfo.ch.

Zhegrova asistoi për golin e parë të realizuar në minutën e 32-të, derisa asistimin e dytë e bëri pas dhjetë minutash.

Në nëntë ndeshje në kampionatin elitar të Francës, Zhegrova ka asistuar tri herë, ndërsa ka edhe një gol të shënuar.

Me këtë fitore, Lille është forcuar në vendin e katërt me 18 pikë, ndërsa me 20 pikë një pozitë më lart është Monaco.