Këtë vit, turneu sjell një format të veçantë, me pjesëmarrjen e katër skuadrave elitare të Superligës së Kosovës në futsall: FC Drenica, FC Liqeni, Futsal Vjosa dhe Mabetex Prishtina F.C. Këto ekipe do të ndeshen në një format gjysmëfinal dhe final, duke ofruar spektakël dhe emocione të garantuara për të gjithë të pranishmit.
Turneu do të nisë më 5 mars me ndeshjet gjysmëfinale. Në orën 19:30, FC Drenica do të sfidojë FC Liqenin, në një përballje që pritet të jetë mjaft e fortë. Më pas, në orën 21:00, Futsal Vjosa dhe Mabetex Prishtina F.C do të kërkojnë biletën për në finale.
kulminacioni i turneut do të arrijë të enjten, më 6 mars, me ndeshjen finale që do të zhvillohet në orën 19:30. Fituesi i këtij turneu tradicional do të shpallet kampion në një atmosferë festive, duke nderuar figurën e Adem Jasharit dhe Epopesë së UÇK-së.