Mbyllja perfekte e supervitit të xhudos

Mbyllja perfekte e supervitit të xhudos

Prishtinë, 16 dhjetor – Më pak se tre minuta luftë ka bërë Distria Krasniqi të shtunën në Guangzhou të Kinës. Gjatë tyre ka mposhtur katër top-xhudiste botërore për suksesin më të madh të deritashëm në karrierë. Krasniqi ka fituar medaljen e artë në turneun “Masters” që mbledh 16 xhudistët më të mirë nëpër kategori. Krasniqi nuk ishte bartëse, por dominoi kategorinë deri në 48 kilogramë. Po të shtunën Nora Gjakova shkoi deri në finale të Mastersit, në kategorinë deri 57 kilogramë. Fitoi medaljen e argjendtë.

Kështu ekipi i Kosovës në xhudo bëri një mbyllje gati perfekte të vitit ku sukseset ishin shumë të mëdha. 2018-ta ishte një supervit për xhudon kosovare. Mastersi në Guangzhou ishte gara e fundit e vitit. Kjo garë mbahet njëherë në vit dhe mbledh elitën e xhudos, ndërsa ofron shumë pikë për ranglistën botërore. Vetëm kampionati botëror ofron më shumë pikë.


“Për mua si trajner ky është viti më i fuqishëm. Të gjitha grupmoshat kanë fituar medalje zyrtare. Performanca e ekipit olimpik sivjet ishte e jashtëzakonshme”, ka thënë të dielën trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka.

Jo shumë kohë më parë Distria (23) ka kaluar nga kategoria deri 52 kilogramë në atë deri 48 kilogramë, për të ndjekur ëndrrën olimpike. Për shkak të ndërrimit të kategorisë nuk ka shumë pikë në atë deri 48 kilogramë dhe për këtë nuk ishte bartëse në Masters.

Por dëshmoi me paraqitje që është prej më të mirave në botë në këtë kategori. Me garuesen e Koresë së Jugut, Yujeong Kang fitoi për 1:36 minuta. Më pas mposhti rusen Irina Dolgova për 26 sekonda e sllovenen Marusa Stangar për 32 sekonda. Në finale përballë kishte ish-kampionen e botës, japonezen Ami Kondo.

Ndaj saj fitoi për vetëm 16 sekonda, duke realizuar aksion mjeshtëror. Spektakolar është vlerësuar “Ipponi” që realizoi Distria në finalen e Mastersit. Plot 11 medalje ka fituar Distria Krasniqi këtë vit, duke përfshirë edhe medaljen e argjendtë evropiane dhe të bronztën në Grand Slam të Parisit.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Zëri i Qytetarëve
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Digjet një veturë në autostradë, afër fshatit Gelancë të Suharekës
Digjet një veturë në autostradë, afër fshatit Gelancë të Suharekës