Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore të lehtë ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit.
1 gol në pjesën e parë dhe tre në të dytën ishin përcaktues për fatin e këtij takimi.
Fillimisht goli i parë u realizua nga mesfushorit të Tottenhamit, Harry Winks, i cili depërtoi me lehtësi në mbrojtjen e ‘Dardanëve’ për 1:0.
Derisa në pjesën e dytë shënuan edhe Harry Kane (79’), Marcus Rashford (82’) dhe Mason Mount (90’).
Me rezultatin 4:0 përfundoi takimi i fundit në grupin A për kualifikimet e Euro 2020./Insporti.com